Edhe 30 ditë paraburgim për Bekim Maksutin

1 Min. Leximi

I vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë Bekim Maksutit, ish-drejtor i Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, njëri nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Po bëhen tre muaj që Maksuti, me vendim të Gjykatës Penale në Koçan, gjendet në paraburgim, ndërkohë që paraburgim efektiv i është shqiptuar edhe një Shovket Hazari, pensionist dhe ish-punonjës i Ministrisë së Ekonomisë.

Në ndërkohë, në paraburgim shtëpiak gjenden tre ish-ministrat e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri. Në paraburgim shtëpiak gjenden edhe tre ish-kryetarë të Koçanit, si dhe shumë pjesëtarë dhe shefa të policisë së Koçanit, Prilepit, Shtipit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull