E rëndë në Vlorë. Në gjendje të alkoolizuar nëna ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës.


Nëna rreth 35 vjeçe në kushtet e dehur nga alkooli ka përplasur disa herë në tokë në trotuar. Forcat e policisë kanë ndërhyrë për ti marrë fëmijën dhe ajo ka kundërshtuar me forcë, efektivët e policisë. Ndërkohë qe fëmija është shoqëruar në spital , dhe sipas policisë në sipërfaqe fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.
Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.