Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ka njoftuar shkurt se në disa lokacione në nivel shteti është duke zhvilluar aksion i koordinuar me policinë mbi dyshimet dhe keqpërdorimet në Fondin Shëndetësor. “Bëhet fjalë për më shumë vepra penale të kryera dhe shpërdorime të shumta” ka njoftuar shkurt organi i akuzës. Në dhjetor të vitit kaluar, drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski në Alsat kishte denoncuar se në institucionin që drejton ai janë gjetur shkelje të shumta dhe për 6 drejtorët paraprak të gjitha gjetjet i janë dorëzuar policisë dhe prokurorisë. /Alsat.mk
Dyshime për keqpërdorime në Fondin Shëndetësor/ Prokuroria dhe Policia me aksion në nivel shteti

Ndani këtë artikull
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


