Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Serbisë “BIA”-n, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, të arrestuarit janë B.SH. dhe M.Q, të dy të nacionalitetit shqiptar.
Këto burime i kanë thënë gazetës se të dyshuarit janë arrestuar para orës 12 të mërkurën dhe se pjesë e aksionit ka qenë edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Aksioni i Policisë me AKI-në është duke vazhduar dhe po bastisen pronat e dy të dyshuarve.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.