Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi “Vendim për dhënien e pëlqimit të programit vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025”. Me këtë vendim miratohet Programi vjetor për ndërtimin, rindërtimin dhe rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025 me të cilin parashifet ndërtimi, rindërtimi dhe rehabilitimi i shumë akseve rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut:
1. Projekte të cilët janë përfunduar dhe të cilët do të paguhen gjatë këtij viti:
•Rekonstruimi i rrugës regjionale Mateç – Likovë
•Rekonstruimi i rrugës shtetërore Ropalcë – Mateç
•Rehabilitimi i rrugës shtetërore Shkup – Tetovë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor të seksionit Zhelinë – Tetovë dhe seksionit Saraj – Karpallëk
•Kompletimi i ndërtimit të autostradës A4, seksioni Bllacë – Shkup (kyçja Stenkovec)
2. Projektet të cilat do të vazhdojnë të realizohen edhe këtë vit:
•Ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër
•Ndërtimi i rrethrrotullimit të Tetovës nëpërmjet kyçjes në Trebosh deri Neproshten (faza 1)
•Vazhdimi i ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë 9 (kyçja me rrugën lokale të fsh. Bllacë).
•Vendosja e sinjalizimit rrugor në rrugën shtetërore seksioni Tetovë – Kalimi kufitar Jazhincë
3. Projektet të cilat do të fillojnë gjatë këtij viti:
•Përfundimi i kyçjes në Bërvenicë
•Vendosja e sinjalizimit rrugor gjatë rrugës Zhelinë – Jegunovcë
•Sanimi i rrugëve Ohër – Shën Naum, rehabilitimi i rrugës Gjevgjeli – kufiri me Greqinë.
✅Gjatë këtij viti gjithashtu parashihet që të përgatitet projekt dokumetacioni për rrugën shtetërore Tetovë – Vendkalimi kufitar me Kosovën drejt Prizrenit.
Me mjete të 🇪🇺Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashihet që të ndërtohet austostrada Bukojçan – Kërçovë e cila parasheh:
– Projektimin,
– Përgatitjen e projektit bazë
– Mbikqyrje
– Кryerja e punimeve të ndërtimit.
Gjithashtu me mjete të Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë këtij viti do të vazhdojë ndërtimi i autostradës, Shkup – Bllacë, faza e dytë. Gjithashtu do të vazhdohet me ndërtimin e austrostradës Kërçovë – Ohër
✅Ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Koridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir).
Kjo është qeveria e ndryshimit, qeveria që VLEN!