Durmishi: Mbështetje konkrete për bizneset dhe startap-et përmes Programit të ri të INOVA-s

1 Min. Leximi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vlerësoi se Programi katërvjeçar i INOVA-s paraqet hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekonomie të bazuar në njohuri dhe inovacion.

Në ngjarjen ku mori pjesë edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, Durmishi theksoi se programi përfshin grante, skema bashkë-investimi, mbështetje për digjitalizim, transferim teknologjie dhe gjelbërim të bizneseve.

Sipas tij, prioritet mbetet fuqizimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe krijimi i kushteve të favorshme për rritjen e startap-eve inovative në Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Vetëm përmes inovacionit dhe sipërmarrësisë mund të arrijmë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe standard më të lartë jetese për qytetarët”, theksoi Durmishi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull