Pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zgjodhi numrin 7 për zgjedhjet lokale për koalicionin VLEN, ministri i Ekonomisë dhe Punës, njëherit edhe shef shtabi i VLEN-it për Tetovën, Besar Durmishi ka reaguar në rrjetet sociale.
Ai ka kujtuar se katër vite më parë Tetova u ngrit mbi padrejtësitë dhe korrupsionin, ndërsa tani nis një kapitull i ri për qytetin.
“Me numrin 7 fillon kapitulli i dytë i Tetovës, një kapitull i punëve të mëdha dhe i zhvillimit që nuk ndalet. Në këto vite kemi treguar se puna flet më shumë se fjalët: uji i pijshëm po bëhet realitet, rrugët e qytetit dhe të fshatrave po marrin pamjen që i takon Tetovës moderne, shërbimet publike po funksionojnë ndryshe dhe rinia e qytetarët janë në qendër të vendimeve tona”, ka shkruar Durmishi.