Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare

1 Min. Leximi

Deputeti i BDI-së, Sadulla Duraku në një replikë të tij drejtuar deputetës së VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi i bëri pyetje se ajo si hebreje a e ka pyetur Mickoskin se pse nuk respekton legjitimitetin e shumicës shqiptare.

“A e ke pyetur ndonjëherë Mickoskin rreth kësaj teme. Legjitimiteti shqiptar është tek ne si Front Evropian. Ne kemi shumicën e fituar në Likovë, Haraçinë. Aty buron legjitimiteti i shqiptarëve.
Ne kemi legjitimitetin dhe kjo është shumë e qartë. Ju si VLEN jemi vetëm vasal të VMRO-DPMNE-së dhe nuk përfaqësoni shqiptarët”, deklaroi Duraku. (INA)

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull