Në një brifing të mbajtur sot me gazetarët, drejtori i sapoemëruar i Përfaqësuesve të Maqedonisë në Futboll, Goran Pandev, njoftoi për planin e shkarkimit të të gjithë seleksionuesve të gjeneratave të reja. Ky qëndrim u mbështet edhe nga kryetari i ri i FFM-së, Masar Omeragiq.
“Nuk jemi aspak të kënaqur me punën e deritanishme, veçanërisht në kategoritë e të rinjve. Të gjithë trajnerët dhe ekipet profesionale do të zëvendësohen,” deklaroi Omeragiq gjatë brifingut me gazetarët.