Drejtori i Spitalit Psikiatrik, Isa Avdullai ka shpreh falënderimet e veçanta për punonjësit Xhemil Bakiu dhe Oktaj Nedzipi për përkushtimin dhe kontributin e tyre në përmirësimin e mjedisit duke krijuar hapësirë më të pastër dhe të sigurt për pacientët dhe stafin e spitalit.
“Faleminderim për Xhemil Bakiun dhe Oktaj Nedzipin
Si drejtor i Spitalit Psikiatrik Shkup, dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për Xhemil Bakiun dhe Oktaj Nedzipin për përkushtimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj përmirësimit të mjedisit në spitalin tonë, duke krijuar një hapësirë më të pastër, të sigurt dhe të mirëorganizuar për pacientët dhe stafin tonë.
Kontributi i tyre është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për të ndihmuar komunitetin tonë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në spitalin tonë. Faleminderit për punën tuaj të palodhshme dhe për të gjitha përpjekjet që bëni për të krijuar një ambient më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Avdullai.