Drejtori Isa Avdullahu falënderon Enver Fugën për donacionin humanitar për Spitalin Psikiatrik

1 Min. Leximi

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, Spitali Psikiatrik i Shkupit mori një donacion të veçantë nga z. Enver Fuga dhe firma e tij FUGA bikes & ski. Ky donacion përfshinte një karrocë funksionale, e cila do të ofrojë ndihmë të madhe për pacientët e spitalit.

Drejtori i Spitalit Psikiatrik, Isa Avdullahu, falënderoi z. Fuga për këtë akt humanitar, duke e cilësuar atë si një shembull të jashtëzakonshëm të humanizmit dhe solidaritetit.

- Advertisement -

Ai shtoi: “Falënderoj nga zemra z. Enver Fuga për mbështetjen e tij dhe për kujdesin ndaj personave me nevoja të veçanta. Bashkë mund të bëjmë më shumë për ata që kanë nevojë!”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull