Drejtori i Urologjisë në Shkup, DR. Bashkim Shabani njoftoi sot se ka ndarë 22 vendime pune – 16 prej tyre janë shqiptarë.
“Sot, në Klinikën e Urologjisë, janë ndarë gjithsej 22 vendime punësimi, duke dëshmuar angazhimin tonë për përfaqësim të drejtë, profesionalizëm dhe gjithëpërfshirje!
Kjo është një ditë e rëndësishme për klinikën tonë dhe për shëndetësinë publike në përgjithësi. Po ndërtojmë një ekip të fuqishëm dhe të balancuar, ku kompetenca dhe përkatësia ecin bashkë për një qëllim të përbashkët shërbim dinjitoz për qytetarët.
Falënderim për të gjithë ata që na besojnë dhe na mbështesin në rrugën e transformimit pozitiv.”, ka shkruar drejtori Bashkim Shabani.