Drejtori i MEPSO-s takon zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Z. Jan Aksel Fos

2 Min. Leximi

Sot, në ambientet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO), drejtori i përgjithshëm, Z. Burim Latifi, priti zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Z. Jan Aksel Fos. Ky takim u shfrytëzua për të diskutuar projektet strategjike që po zhvillohen në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike në vend.


Gjatë takimit, u theksua rëndësia e integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si dhe planet për zhvillimin e ardhshëm të sistemit të transmetimit. Diskutimet u përqendruan në prioritetet kryesore të MEPSO-s, duke përfshirë investimet në infrastrukturë, stabilitetin e rrjetit dhe qëndrueshmërinë e gjatë afatit.

- Advertisement -

Një nga temat kryesore të bisedës ishte projekti i linjës interkonektive të transmetimit me Republikën e Shqipërisë, si dhe modernizimi i rrjetit të transmetimit. Z. Latifi theksoi se ky projekt mbetet një nga prioritetet kryesore të MEPSO-s për të siguruar një sistem elektrotransmetues të qëndrueshëm dhe bashkëkohor.

- Advertisement -

“Vetëm me punë të përkushtuar dhe qasje të përgjegjshme mund të arrijmë rezultate që garantojnë stabilitet dhe modernizim për rrjetin tonë,” tha Z. Latifi gjatë takimit.

MEPSO mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve strategjike që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe një të ardhme më të mirë për sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut. Ky bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, si Gjermania, është thelbësore për të arritur qëllimet e vendosura.

MEPSO vazhdon të punojë për të përmirësuar infrastrukturën e energjisë dhe për të siguruar një sistem të besueshëm dhe modern për qytetarët dhe bizneset në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull