Drejtori Agim Berisha: Pajisje të reja moderne në Urologjinë e Spitalit Klinik të Tetovës për shërbime më cilësore

1 Min. Leximi

Reparti i Urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës është pasuruar me pajisje të reja mjekësore, falë një donacioni dhe investimeve vetanake të spitalit. Drejtori i këtij institucioni, Agim Berisha, bëri të ditur se mjetet e reja do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve për pacientët me patologji të ndryshme urologjike.

Donacioni u sigurua nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e cila dhuroi:
• Një aparat për thyerjen e gurëve në kanalet urinare
• Një aparat për kryerjen e operacioneve në uretër

- Advertisement -

Ndërkohë, si pjesë e investimeve të veta, spitali ka blerë:
• Një EHO aparat për biopsinë e prostatës
• Një aparat për kryerjen e operacioneve të prostatës dhe kancereve të fshikëzës urinare me teknologji bipolare

- Advertisement -

“Ky investim do të përmirësojë shumë shërbimet për pacientët me patologji të ndryshme në këtë repart,” ka shkruar drejtori Berisha.

Përmes këtij zhvillimi, Spitali Klinik i Tetovës vazhdon përpjekjet për modernizimin e kapaciteteve dhe rritjen e cilësisë së trajtimit për qytetarët.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull