Drejt Shqipëri-Serbi, ‘lumë’ biletash në rrjetet sociale

1 Min. Leximi

Shqipëria do të përballet me Serbinë me 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Për sfidën që do luhet në “Arena Kombëtare” vijon shitja e biletave në mënyrë abuzive.

- Advertisement -

Mjafton një kërkim në Facebook, ku shfaqen njerëz të ndryshëm që në faqe të ndryshme janë të gatshëm për të biseduar rreth çmimeve të biletave.

- Advertisement -

Jo vetëm kaq, pasi edhe në komente të shumtë janë ata që shkruajnë se disponojnë bileta dhe se duan t’i shesin.

Kjo nuk është hera e parë që hasen raste të tilla, pasi kjo është bërë diçka e zakonshme sa herë që ka në program ndeshje të rëndësishme.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull