DPHM me parashikim: Prej sot deri të premten mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut

1 Min. Leximi

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se prej sot e deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në formë të motit të lig me dukuri të izoluar të breshrit.

Në Shkup, sot në orët e pasdites, në disa pjesë të fushëgropës, moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.

- Advertisement -

Nga DPHM dhanë rekomandim, në rast të dukurisë së zbrazjeve elektrike, të ketë kujdes më të madh, të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe nën drurë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull