Dorëhiqet Kryeshefi i Policisë së Gostivarit, Abdil Bilalli

1 Min. Leximi

Kryeshefi i Policisë së Gostivarit, Abdil Bilalli, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij, një hap që vjen si pjesë e vendimeve politike brenda radhëve të Aleancës për Shqiptarët, krahu i drejtuar nga Arben Taravari.

Përmes një deklarate të gjatë publike, Bilalli theksoi se largimi i tij nuk është dorëheqje nga përgjegjësia, por një akt dinjiteti dhe bindjeje politike.

- Advertisement -

“Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë, por është i ndershëm: kemi vendosur të heqim dorë nga postet tona zyrtare. Kjo nuk është një dorëheqje nga përgjegjësia, por një dëshmi se për ne pushteti nuk është qëllim në vetvete,” – u shpreh ai.
Në mesazhin e tij publik, Bilalli falënderoi qytetarët e Gostivarit për përkrahjen gjatë mandatit të tij pesëmujor, duke theksuar se gjatë kësaj kohe ka punuar me përkushtim dhe ndershmëri.

- Advertisement -

“Gjatë pesë muajve të plotë që udhëheqa, jam mahnitur nga kultura që kanë treguar gostivarasit. Një falënderim i veçantë shkon për fshatin tim, Çegranin – të cilët kanë qenë pranë meje në çdo kohë,” tha Bilalli.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull