MPB Maqedoni njofton se dje (13 mars) ka vazhduar me aktivitetet e përforcuara në trafik, me çka ka shqiptuar gjithsej 807 urdhërpagesa kundërvajtëse të lëshuara, prej të cilave 172 kanë të bëjnë me kundërvajtje që kanë të bëjnë me normat e sigurisë – mos vendosja e rripit të sigurisë dhe përdorimi i celularit.


“Gjithashtu, nga numri total i urdhërpagesave, 211 shkelje kanë të bëjnë me parkim të parregullt, 180 me mosrespektim të shpejtësisë së lejuar, si dhe 67 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë shënuar 12 raste të kalimit të semaforit të kuq, 11 vozitës janë larguar nga komunikacioni për shkak të dehjes me alkool, po aq motoçiklistë janë sanksionuar për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 10 këmbësorë”.
“Njësitet organizative kompetente të policisë do të vazhdojnë me kontrollet e planifikuara të intensifikuara në komunikacion, ndërsa MPB-ja edhe një herë në pritje të fundjavës në vijim apelon qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që të respektojnë maksimalisht rregullat e komunikacionit në interes të sigurisë personale dhe të përgjithshme në rrugët në mbarë vendin”, thonë nga MPB Maqedoni.