Djali i Blerim Bexhetit përfiton 12 mijë euro nga “Higjiena Komunale” për “shërbime intelektuale”?

1 Min. Leximi

Deri sa qytetarët e Shkupit mbyten në plehra, “Higiena Komunale” nuk kursen para për të shpërblyer djalin e Blerim Bexhetit i cili është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së. Plot 12 mijë euro janë derdhur nga kjo ndërmarrje publike për “shërbime intelektuale” të kontraktuara me kompaninë “Heli Consult”, që rastësisht (apo jo?) është në pronësi të djalit të Bexhetit.

Në vend që të pastrohet qyteti, duket se “pastrohen” xhepat e familjes politike! Edhe pse “Higjiena Komunale” po përballet me mungesë mjetesh dhe me vështirësi në kryerjen e detyrave bazike, menaxhmenti i ndërmarrjes gjen kohë dhe para për të nënshkruar kontrata me të afërmit të BDI-së, shkruan Zyrtare.net

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull