Dita Ndërkombëtare e Romëve, kryeparlamentari Gashi: Barazia për romët nuk duhet të mbetet vetëm fjalë

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar në Kuvend me rastin e shënimit të Dita Ndërkombëtare e Romëve, ku theksi u vu te barazia dhe përfshirja e komunitetit rom në shoqëri.

Gashi theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, duke vlerësuar rolin e komunitetit rom. “Komuniteti rom është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, me dinjitet dhe të drejta të barabarta”, deklaroi ai.

Ai nënvizoi se sfidat mbeten të pranishme, sidomos në fusha kyçe si arsimi dhe punësimi, duke kërkuar angazhim të përbashkët. “Vetëm përmes bashkëpunimit dhe përfshirjes aktive mund të lëvizim nga padukshmëria drejt barazisë”, u shpreh Gashi.

Kryeparlamentari riafirmoi përkushtimin institucional për avancimin e të drejtave të komunitetit rom dhe falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen në organizimin e kësaj ngjarjeje.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull