Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

DITA E TRETË E SAMITIT TË NATO-S NË UASHINGTON

Përditësimi i fundit: 2024/07/11 at 9:40 AM
Publikuar July 11, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bruksel, 11 korrik – Në Uashington sot vazhdon takimi i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të NATO-s ku merr pjesë edhe delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski.

Në ditën e tretë të Samitit të NATO-s në Uashington, liderët e Aleancës do të kenë takime me homologët e tyre nga vendet partnere të rajonit aziatiko-paqësor – Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut, si dhe me përfaqësues të lartë të Bashkimi Evropian.

- Reklamim -

Samiti do të përfundojë me takimin e Këshillit NATO-Ukrainë në nivel të shefave të shteteve apo qeverive i cili pritet të riafirmojë mbështetjen e Aleancës për Kievin aq sa do të jetë e nevojshme.

Dje në pjesën punuese të Samitit, kryeministri Mickoski deklaroi se për ne është e rëndësishme që në këtë takim të merren vendime që do të formësojnë të ardhmen e njerëzimit në dekadat e ardhshme në të cilat vendi do të japë kontributin e vet.

“Si vend jemi gati të japim kontributin tonë në gjithçka që paraqet vlerë. Ne jemi këtu së bashku me aleatët tanë për të konfirmuar përkushtimin tonë, si më parë ashtu edhe në të ardhmen, se do të promovojmë paqen, stabilitetin dhe sundimin e së drejtës ndërkombëtare”, theksoi Mickoski.

For us as a small nation, it is important to make the most significant decisions at this gathering that will shape the future of humanity in the coming decades, to which we will also make our

Kryeministri theksoi se “Qeveria e Maqedonisë dëshiron që ne të jemi krah për krah me aleatët tanë dhe të konfirmojmë shpirtin liridashës të popullit dhe qytetarëve të RMV-së”.

“Mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve tona, gjegjësisht të paktën dy për qind të BPV-së të investohen në modernizimin e Armatës sonë, diçka që është shumë e rëndësishme, sepse vetëm kështu do të ndjekim hapat modernë dhe do të ndjekim aleancën më të madhe botërore të mbrojtjes që ka ekzistuar ndonjëherë”, shtoi Mickoski.

Në samitin e djeshëm të Këshillit Veriatlantik, liderët diskutuan miratimin e një “pakoje të rëndësishme me pesë elementë” për të mbështetur Ukrainën e cila përfshin krijimin e një komande të NATO-s në Ukrainë e cila do të sigurojë ndihmë dhe trajnim për sigurinë, pastaj një premtim për të vazhduar dhe mbajtur mbështetjen afatgjatë për vendin dhe ofrimin e mbështetjes ushtarake urgjente e cila do të përfshijë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe marrëveshje të reja dypalëshe të sigurisë midis aleatëve dhe Kievit, duke siguruar ndërveprim të plotë midis forcave të Ukrainës dhe Aleancës dhe hapjen e një Qendre të re të aviacionit dhe trajnimit në Poloni.

“Të gjithë së bashku, këto pesë elemente përfaqësojnë një urë të fortë për Ukrainën drejt anëtarësimit në Aleancën. Edhe unë jam i bindur se aleatët pastaj do të përsërisin angazhimin e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për momentin, ne nuk shohim ndonjë kërcënim të drejtpërdrejt ushtarak kundër ndonjë aleati të NATO-s nga Rusia, pasi aktualisht është plotësisht e preokupuar me luftën kundër Ukrainës, tha so

Vendet anëtare të NATO-s duhet t’i rrisin kapacitetet e tyre prodhuese në industrinë e mbrojtjes për të qenë në hap me prodhimin rus të armëve dhe municioneve, porositi madje presidenti amerikan Xho Bajdeni në fjalimin e tij hyrës në takimin e Këshillit Veriatlnantik në kuadër të Samitit të Aleancës në Uashington.

“Rusia ndjeshëm e rrit prodhimin e armëve, municioneve dhe automjeteve me ndihmën e Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit, nuk mund të lejojmë që Aleanca të mbetet prapa”, tha Bajdeni.

Ai shprehu kënaqësi që anëtaret e NATO-s po punojnë në zgjerimin e bazës dhe kapaciteteve të tyre industriale dhe se janë të përkushtuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, të cilat ai e quajti një “hap kritik për ruajtjen e sigurisë”.

“Do të jemi në gjendje të prodhojmë më shpejt pajisje më kritike të mbrojtjes. Dhe ndoshta do të na duhet”, tha Bajdeni, duke shtuar se premtimi i ri për të rritur prodhimin e mbrojtjes është një mesazh për botën se “çdo anëtare e NATO-s është e përkushtuar ta përmbushë pjesën e saj për ta mbajtur Aleancën të fortë”.

Sipas tij, liderët e NATO-s do të kujdesen që Aleanca të jetë gjithmonë e gatshme “për çdo kërcënim me të cilin do të përballet”.

Американскиот претседател Џо Бајден денеска изјави дека земјите-членки на НАТО мора да го зголемат своето индустриско производство за да бидат во чекор со руското производство на оружје и мун

Ndërkohë, kryeministri Hristian Mickoski në margjinat e NATO-s ka realizuar një bisedë me kryeministren e Italisë, Xhorxha Meloni.

“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit, kërkova mbështetje nga Italia për realizimin e interesit strategjik për hyrjen e shtetit në Bashkimin Evropian. Bisedova edhe mundësinë e rritjes së shkëmbimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Duhet të luftojmë për pozitat dhe interesat shtetërore në çdo hap”, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Mickoski.

Prime Minister Hristijan Mickoski met with Italy’s Prime Minister Giorgia Meloni on the sidelines of the NATO Summit in Washington.

Në takimin e djeshëm me kryeministrin e Maqedonisë, Hristijan Mickoski, biseduam për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe kthimin e tyre në nivelin e vitit 2017 kur u nënshkrua Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, deklaroi kryeministri bullgar Dimitar Glavçev para fillimit të vazhdimit të Samitit të NATO-s në Uashington.

“Të dytë ishim në atë mendim, do të shohim çfarë do të ndodhë. Nuk ka asgjë më të mirë se marrëdhëniet e bukura dhe të mira mes fqinjëve. Mund edhe të thuhet se ne jemi edhe më shumë se fqinjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shtoi Glavçev.

Kryeministri bullgar theksoi se duhet të ulen tensionet në marrëdhëniet e ndërsjella, para se gjithash në deklaratat, sepse mes qytetarëve dhe popujve të të dyja vendeve fqinje nuk ka tensione, ndërsa politikanët nëse nuk ndihmojnë të zhvillohen ato marrëdhënie, nuk duhet as t’i pengojnë.

Sipas tij, kur bashkëpunimi është në nivel të kënaqshëm, lidhja duhet të fillojë të zhvillohet në të gjitha aspektet, si në transport, në ekonomi…

Kryeministri Mickoski në Samitin e NATO-s në Uashington kryeson delegacionin e Maqedonisë së Veriut në përbërje të të cilit janë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe ai për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski.

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
3shi.net 11 Korrik, 2024 July 11, 2024
Artikulli i mëparshëm Gllavçev: Ne jemi më shumë se fqinjë me RMV-në, por të gjithë kandidatët në BE duhet të plotësojnë kushtet
Artikulli tjetër Rritet numri i alivanosjeve të qytetarëve në Shkup për shkak të motit të nxehtë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Përleshje fizike dhe më pas të shtëna me armë zjarri në rrugën e Plastikëve

    3shi.net May 27, 2024
    U dëshmua si ministër i suksesshëm, tani Bekim Sali kandidon për deputetë!
    Hamasi i dorëzon tre pengjet izraelite Kryqit të Kuq sipas marrëveshjes së Gazës
    Çmime të reja të derivateve të naftës
    Limani paralajmëron 15 projekte me të cilat dukshëm do të përmirësohet infrastrukura rrugore e Gostivarit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?