Dita e Hapur në Shkollën e Mesme Ekonomike dhe Juridike të Shkupit

1 Min. Leximi

Sot, në Shkollën e Mesme Ekonomike dhe Juridike të Qytetit të Shkupit, u organizua një ditë e hapur, ku morën pjesë drejtorët, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Shkupit.

Në këtë ngjarje u mbajtën disa fjalime për të informuar nxënësit rreth dy paraleleve të reja që tashmë janë hapur për të gjithë ata që duan të vazhdojnë shkollën e mesme tek kjo shkollë.

- Advertisement -

Fillimisht, fjalimin e hapi drejtori i kësaj shkolle, Blerim Zekiri, i cili përshkroi zhvillimin e procesit në këtë shkollë dhe njëherazi mundësitë që ofron shkolla.

Gjithashtu, pati fjalime nga disa profesorë të shkollës dhe ish-nxënës, të cilët kanë arritur grada të larta të suksesit falë bazave të marra në këtë shkollë.

- Advertisement -


Bëhu pjesë e kësaj shkolle për hapa më të sigurt drejt suksesit tuaj.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull