Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
ArsimLajme

Dinjiteti i mësuesve nuk kthehet me fjalë boshe!

Përditësimi i fundit: 2024/10/05 at 12:07 PM
Publikuar October 5, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 5 tetor -Ministria e Arsimit si gjitha ministritë tjera ka qenë pjesë e “tregtisë” mes partive politike partnere në koalicionet qeverisëse, por çuditërisht fati ishte i shqiptarëve që gjatë dekadës së fundit pothuajse vetëm shqiptarët të udhëheqin me këtë digaster. Si duket ishte strategji e partive maqedonase që me arsimin ishte e vështirë të udhëhiqej prandaj u lihej shqiptarëve që edhe dështimi në këtë sektor t’i atribuohej kuadrove shqiptarë. Për fat të keq një kohë të gjatë arsimi në vendin tonë ka stagnuar. Tani në këtë përbërje të re qeveritare do të udhëheq një kuadër maqedonas dhe do të shohim se çfarë do të bëj, do të vazhdojë me avazin e vjetër apo do të sjellë diç të re, shkruan Zhurnal.

Janevska me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit: Nuk do ta harrojmë premtimin tonë për ta bërë jetën e mësimdhënësve më dinjitoze –

- Reklamim -

Shoqata e Punonjësve Arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e plaketave për nëntë mësimdhënësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, sot në një ceremoni rasti në Shkup, në praninë e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e shënoi 5 Tetorin – Ditën Botërore të Mësuesit.

Ministrja Janevska, në fjalimin me rastin e ndarjes së plaketave për mësimdhënësit më të mirë për vitin akademik 2023-2024, tha se Qeveria nuk do t’i harrojë premtimet për standard më dinjitoz dhe kushte pune për mësimdhënësit.

“Sot jemi mbledhur në këtë ngjarje me rastin e një dite të mrekullueshme, një ditë e quajtur Dita Ndërkombëtare e Mësuesit. Kemi ardhur këtu me ftesë të Shoqatës së Punonjësve të Arsimit që përzgjedh mësimdhënësit më të mirë të arsimit në vitin e fundit shkollor. Këtë vit janë nëntë persona të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, të cilëve Shoqata do t’u shpërndajë plaketa, ndërsa në emrin e tyre jemi këtu unë dhe kryetari i komunës për ta bërë këtë në emër të tyre. Dua të theksoj se është veçanërisht e rëndësishme të jemi të kujdesshëm, të mbajmë dhe të respektojmë mësuesit tanë, sepse ata fillimisht na krijuan të gjithëve, dhe do të vazhdojnë të krijojnë të rinj të tjerë që të bëhen qytetarë seriozë të kësaj shoqërie. Ne si qeveri dhe si ministri kërkojmë gjithnjë e më shumë nga mësuesit, por unë si ministre kompetente dhe Qeveria nuk do ta harrojmë premtimin dhe do t’ua bëjmë jetën më dinjitoze, motivimin për punë më të madhe, që do të thotë do të kujdesemi për gjendjen e tyre financiare”, tha ministrja e Arsimit Janevska.

Lidija Nikollovska Georgievska, kryetare e Shoqatës së mësimdhënësve theksoi se me vite tradicionalisht e organizojnë këtë ngjarje, në bashkëpunim me MASH si Ministri kompetente.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski i cili gjithashtu e theksoi punën e rëndësishme të mësimdhënësve për zhvillimin e shoqërisë.

Dita Botërore e Mësimdhënësve mbahet çdo vit më 5 tetor për të festuar të gjithë mësuesit në mbarë botën. Atë ditë kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësimdhënësve dhe profesionistëve të tjerë në sistemin arsimor për rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije dhe e drejta e çdo vajze dhe çdo djali për arsim, pavarësisht se kush janë dhe ku jetojnë në mënyrë formale dhe joformale.

Kujtojmë që, nga 81 shtete Maqedonia e Veriut radhitet e 61-ta në PISA. Në shkrim dhe lexim në vendin e 71 nga 81 shtetet gjithsej, matematikë e 61-ta, dhe në shkencë në vendin e 68-tetë. Në testimin paraprak të PISA-s, që është zbatuar në vitin 2018, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë ishin listuar në vendin e 67-të nga gjithsej 77 shtete pjesëmarrëse. Ky krahasim dhe këto të dhëna janë tmerruese për atë se në çfarë drejtimi po shkon cilësia në arsim.

Në vend të progresit pason me një regres të hatashëm pra nga vendi 67 bie në vendin 61. Dhe, kjo flet qartësisht për sa i përket asaj se a ka pasur reforma në sistemin edukativo-arsimor. Në fakt, këto të dhëna flasin qartësisht për ngecjen e cilësisë në arsim, shifra alarmante dhe shqetësuese që duhet të ndërmerren masa në të kundërtën më vonë pasojat do të jenë të pariparueshme.

Me moton “Nuk keni justifikime, rrisni rrogat” –

Me moton “Nuk keni justifikime, rrisni rrogat”, LSDM organizoi protestë më 1 shtator para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke kërkuar rritjen rrogave për mësimdhënësit. Njëri prej mësimdhënësve tha vetëm se po kërkojnë atë që u takon me ligj, teksa shtoi se kanë pasur edhe presione.

“Edhe pse qeveria aktuale u përpoq t’u bënte presion drejtorëve të shkollave që të mos merrnin pjesë në këtë tubim, ja ku jemi me zë të lartë dhe krenarë që të ngremë zërin për paga më të larta për mësuesit. Nga ky shtator, pagat e punëtorëve të arsimit duhej të rriteshin për 12,15%, pra mesatarisht për 4.300 denarë”, tha Petre Trajkovski, mësimdhënës.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se janë në anën e mësimdhënësve por rritja e pagave është planifikuar për vitin 2025. Ajo shtoi se protesta e mësimdhënësve organizohet nga një parti që kur ishte në pushtet nuk siguronte fonde as për pagesën e pagave e aq më pak për rritjen e tyre. Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë, ashtu siç njoftoi dje, nuk mori pjese në protestë për shkak se ajo u organizuara nga një parti politike.

Kjo nënkupton që edhe në ditën e tyre të festës që shënohet si dita botërore e arsimit, mësuesit nuk mund të festojnë pasi janë në hall dhe kërkojnë paga më të larta për punën që e bëjnë. Dinjiteti nuk kthehet vetëm me fjalë boshe por me veprime konkrete në mënyrë që të shpërblehet puna e mësimdhënësve në tërësi. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 5 Tetor, 2024 October 5, 2024
Artikulli i mëparshëm Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike
Artikulli tjetër Ali Ahmeti ngushëllon popullin boshnjak për viktimat nga përmbytjet

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN: BDI përpiqet të shitet si viktimë politike e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe VLEN-it

    3shi.net August 20, 2024
    Murtezani: Ndarja e Shqiperisë nga Maqedonia tregon se zgjerimi është i gjallë
    Të punësuarit në DHP për herë të parë do ta kenë statusin e nëpunësit tatimor
    Deputetët e LSDM-së dorëzuan 200 amendamente për propozim-buxhetin për vitin 2025, edhe BDI e quan diskrimunes
    Luis Enrique: Nuk pajtohem me Artetan, ne e meritonim të kalonim në finale
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?