Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, tha se nga gjashtë miliardë eurot në kornizën financiare me Mbretërinë e Bashkuar, mund të flitet për dy projekte të besueshme – infrastrukturën hekurudhore dhe investimet në kujdesin shëndetësor, në vlerë prej rreth 2.2 miliardë eurosh.
“Jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim. Ne nuk po shkojmë, le të themi, papritur dhe me optimizëm drejt realizimit të të gjashtë miliardëve, duke pasur parasysh se na duhen projekte të pjekura dhe që mund të realizohen”.

“Cikli i parë zgjat rreth pesë vjet. Kjo do të thotë që dy miliardë gjatë pesë viteve janë 400 milionë euro. Kaq është rritja vjetore e borxhit publik në raport me këto investime, të cilat, nga ana tjetër, do të kontribuojnë në rritjen ekonomike sepse, le të themi, në zbatimin e infrastrukturës hekurudhore, keni aktivizuar disa kompani të RMV-së që do të punojnë, etj. Pra, vlera e shtuar do të jetë më e madhe”, tha Koçoska.