Deri në dhjetor në Tetovë planifikohet që transporti publik të jetë pa pagesë

2 Min. Leximi

“Transporti publik për qytetarët e komunës së Tetovës, nga një dhjetori do të jetë pa pagesë. Pritet të merret vendim nga ana e këshillit të komunës së Tetovës, ndërkohë që nga ndërmarrja për transport, thonë se po punojnë në detajet e realizimit të këtij vendimi të komunës”, raporton Bashkim Sulejmani.

Најлош непријател на болката во зглобовите. Прочитајте!
Nautubone

Чаша навечер – наутро ќе излезат паразитите, папиломи ќе отпаднат
Parazol
“Jemi në përgatitjen e planit apo masave që do jenë konform këtij vendimi. Do bëhet identifikimi dhe realizimi i këtij plani në afat sa më të shkurtër të mundshëm. Shpresojmë në realizim sa më të shpejtë të kësaj që të jemi në hap me vendimet dhe kërkesat që do na vijnë nga vetë komuna apo këshilli”, tha Izer Kirmizi. Drejtor i NTP “Tetova”.

HYPERTEA
1 чаша наутро – ги раствора тромбите и го стабилизира притисокот!
×
Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se ky vendim do ndikoj në uljen e kaosit në komunikacion.

“Kjo do jetë edhe në shërbim të zvogëlimit të kaosit në komunikacion sepse transporti publik do të shfrytëzohet nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe kjo do ndikoj edhe në ruajtjen e ambientit. Jemi në përfundim edhe të planit të mobilitetit me çka do të zgjidhet edhe kaosi në komunikacion edhe çështja e vend parkimeve”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Tetova përfshihet edhe në planin e Qeverisë për sigurimin e pesë autobusëve të ri elektrikë që pritet brenda vitit të ardhshëm, ndërsa për mbulimin e gjithë territorit me transport, pra edhe fshatrave të malësisë, komuna planifikon blerjen e edhe katër furgonëve për fshatrat e malësisë së Sharrit./Alsat.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull