Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë, Shqipëria pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Sipas parashikimit të motit, Tirana, Elbasani dhe Berati pritet të kenë motin më të nxehtë, me temperatura që do të shkojnë deri në 37 gradë Celsius.Edhe qytetet bregdetare, si Durrësi, Shkodra, Vlora e Saranda, do të përshkohen nga një mot i nxehtë, me temperatura nga 34 deri në 36 të hënën.Për sa u përket temperaturave gjatë kësaj jave, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha.
Ditën e enjte pritet që Shqipëria të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës priten kthjellimet.Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë