Shkup, 1 Shkurt – Deputetja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Imerlije Saliu, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mbulesës me një mesazh inspirues për të gjitha gratë dhe vajzat që zgjedhin të mbajnë shaminë.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ndarë rrugëtimin e saj, duke theksuar se përkushtimi dhe besimi i palëkundur në vlerat e saj nuk kanë qenë kurrë pengesë për suksesin.
“Këmbëngulja për të besuar fortë se edhe me mbulesë mund t’ia dalësh nuk ishte aspak zhgënjyese. Këtë vit kjo datë më gjeti pjesë e Kuvendit të RMV,” ka shkruar Saliu, duke nënvizuar se sfidat dhe paragjykimet vetëm sa e kanë forcuar për të punuar edhe më shumë.
Deputetja ka përfunduar mesazhin e saj me një shprehje mirënjohjeje, duke e cilësuar këtë ditë si një bekim në jetën e saj.