Deputetja britanike: S’guxojmë të lejojmë që Ballkani të na ikën nga sytë, kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm

1 Min. Leximi

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka paralajmëruar se kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm.

Kearns, e njohur për angazhimin e saj në çështjet e Ballkanit Perëndimor, i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Këshillin e Evropës javën e kaluar, ku prezantoi një raport mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë.

Ajo bëri thirrje për një angazhim të përbashkët ndërkombëtar “për një Bosnjë të sigurt dhe stabile, e rrënjosur fuqishëm në komunitetin evropian, aty ku e meriton të jetë”.

“Ne në këtë vend nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na largohet nga sytë. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm”, theksoi Kearns gjatë fjalimit.
Deputetja britanike gjithashtu kërkoi gjetjen e një zgjidhjeje për Bosnje e Hercegovinën, që më pas të mund të hapë rrugën për integrimin e vendit në NATO.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull