Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi zgjidhet në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive

1 Min. Leximi

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka falënderuar kolegët deputetë për besimin pas përzgjedhjes së tij në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, mekanizëm që, siç theksoi ai, buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe reflekton realitetin politik të shtetit.

Ai ka deklaruar se Komiteti do të ketë rol të rëndësishëm në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat kolektive, përfaqësimin, përdorimin e gjuhës, arsimin, kulturën dhe temat që ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Sipas Azizit, ky organ do të jetë garantues i të drejtave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, parimi i Badenterit, përdorimi i gjuhës zyrtare dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

Ai theksoi se në të kaluarën ky komitet është defaktorizuar dhe pasivizuar, ndërsa tani synimi është që të fuqizohet dhe t’i jepet pesha e duhur politike dhe institucionale që i takon.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull