Deputeti i Guxo: Kurti është enciklopedi që ecë, Dejona Mihali grua shumë e mirë

1 Min. Leximi

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, si dhe për Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë për Insajderin, Avdyli, kishte fjalë të mëdha për të dytë, Kurtin e përshkruajti si “enciklopedi që ecë”, dhe “njeriun më inteligjent që ka takuar”.

- Advertisement -

“Albin Kurti është njeri më inteligjent që kam taku ndonjëherë, është një enciklopedi që ecë. Momentin që takona me të mësoj shumë. Është fat i madh që e kemi atë njeri në dialog”, ka thënë ai.

Ndërkaq, për Dejona Mihalin tha se është grua shumë e mirë, e hapur dhe e dashur.

“Me të vërtetë janë mundu me satanizu, por ajo është një gru shumë e mirë. Për shembull Dejona Mihali është një gru shumë e hapur, shumë e dashur. Për shembull kur të flet ajo nuk ka me të fol kështu si je doktor, por ka me të marrë e me të përqafu. Ajo tregon një afërsi si me qenë anëtar i familjes”, ka thënë Avdyli.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull