Deputetët e koalicionit VLEN e mbështetën ndryshimin ligjor për rritjen e rrogave të punëtorëve shkencorë

1 Min. Leximi

Deputetja e Alternativës Safije Shahini Sadiku, ka njoftuar se deputetët e koalicionit VLEN e kanë mbështetur propozim-ndryshimin e Ligjit për veprimtari hulumtuese shkencore, ndryshime të cila do të mundësojnë rritje të rrogës për punonjësit në institucionet shkencore.

“Duke i respektuar punëtorët shkencorë të instituteve hulumtuese shkencore të vendit tonë, sot edhe ne, deputetët e koalicionit VLEN, e mbështetëm propozim-ndryshimin e Ligjit për veprimtari hulumtuese-shkencore, me çka atyre u rriten rrogat ashtu siç e meriton një hulumtues shkencor, duke u nivelizuar me punëtorët universitarë.

- Advertisement -

Kështu mundësuam që klasa e angazhuar intelektuale e punëtorëve tanë shkencorë të kenë jetë dinjitoze. Në këtë ndryshim janë përfshirë edhe hulumtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Gjithnjë në shërbim të qytetarëve!

Ia VLEN”, ka shkruar deputetja Sadiku.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull