“Deputetë të FE-së do të bëhen pjesë e shumicës”, Kasami: Po flasim se ku do të kenë ministra, zv/ministra e drejtori

1 Min. Leximi

Bilall Kasami nga VLEN thotë se vendet vakante në ekzekutiv, që i takonin ASH-Taravarit, tani po ruhen për deputetët e Frontit Europian, që pritet t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare. Kasami tha se po bisedohet se cilat pozicione t’i marrin të njëjtit.

- Advertisement -

“Jemi në bisedime me disa deputetë dhe parti politike të cilat më herët kanë qenë pjesë e Frontit Europian, të cilët shpejt do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, dhe disa nga pozicionet që i ka pasur më herë koalicioni VLEN, tash janë…dmth i kemi të parapara që t’i plotësojmë me kuadro të këtyre partive apo deputetëve që do t’i bashkëngjiten shumicës. Është një proces i bisedimeve për pozicionet të cilat ata do të duhet t’i marrin në qeveri, pra ka do të kisha thënë një vendim që ata të jenë pjesë e qeverisë, por tani flasim për çështje teknike se ku do të kenë ministra, zv/ministra, drejtori e kështu me radhë”, tha Kasami duke shtuar se do të ketë deputetë shqiptarë dhe nga komunitetet tjera në kuadër të FE-së, që do t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull