Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke premtuar se punësimet në këtë komunë do të bëhen pa librezë partiake, si dhe do të depolitizohet arsimi. Të gjithë ata që kanë vlera do të jenë pjesë e procesit edukativo-arsimor, thekson Demiri.

“Unë nga këtu ju premtoj se ne do t’i kemi larg duart nga arsimi. Do ta ndriçojmë arsimin dhe do ta heqim kartën e vetme, e cila ka qenë libreza partiake dhe atë do ta zëvendësojmë me konkurs dhe asnjë nuk do të largohet nga puna. Ne do t’i gjejmë jo individit punë, por punës do t’i gjejmë njeriun e duhur.”, – deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.
Demiri thotë se në realizimin e premtimeve që i jep para banorëve të Vrapçishtit do ta ketë edhe përkrahjen e Qeverisë, pasi kandidatura e tij mbështetet edhe nga Koalicionin VLEN dhe ASh-ja e Ziadin Selës. /Mtv2


