Deliu- Kodra: LVV ka fajin për pengmarrjen politike të Kosovës

1 Min. Leximi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra para seancës së 46-të, tha se reflektimi duhet të bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që ata janë të njëjtin që po e barrikadojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deliu-Kodra tha se Vetëvendosje po drejton gishtin nga partitë tjera, por është e njëjta që ka gjithë fajin për peng marrjen politike të Kosovës.

- Advertisement -

Ajo tha se as këtë seancë nuk do të ketë ndonjë ndryshim.

“Reflektimi duhet të bëhet prej partisë e cila e ka marrë numrin më të madh të mandateve. Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres se do të kemi ndonjë ndryshim nga këto qëndrime që tashmë i kemi pa dhe për shkak të barrikadimit dhe peng marrjes si e shohim tash e sa kohë, natyrisht që është për keqardhje sidomos para qytetarëve. Kemi përpjekje që ta drejtojnë gishtin diku tjetër, një parti e cila ka gjithë fajin për peng marrjen politike të Kosovës”, tha Deliu.

Deliu-Kodra tha se kanë mbetur më pak se dy javë nga 26 korriku afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për të konstituuar kuvendin e Kosovës, e krejt çka po shihet janë qëndrime të barikaduara nga kryeministri Kurti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull