Bilall Kasami nga VLEN tha se është “deklaratë e përshpejtuar” prononcimi i ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili tha se do të propozojë që të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase, përcjell TV21. Kasami tha se propozimet për shkarkime i bëjnë po të njëjtat parti që propozojnë edhe emërimet.
“Emërtimet e funksionarëve bëhet me propozimet të partive të cilat i emërojnë, është marrëveshje e koalicionit. Mendoj se ndoshta është një deklaratë e përshpejtuar, sigurisht që gjithë procesi i bashkëqeverisjes është në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje të partnerëve të koalicionit, nuk besoj që ka një marrëveshje për për, do të kisha thënë për emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve të partive, gjithmonë ka kështu keqkuptime mes partnerëve të koalicionit, por besoj që do të tejkalohen. Unë besoj që propozimin e emërimit dhe shkarkimit e bëjnë partitë të cilët i bëjnë propozimet edhe për shkarkim”, deklaroi Kasami.
Deklarata e Stoilkoviqit për shkarkimin e Idrizit, Kasami: Partitë që propozojnë emërimet, propozojnë edhe shkarkimet

Ndani këtë artikull