Fatmir Dehari është një nga emrat e përfolur për kandidat për president nga radhët e BDI-së, shkruan TV21. Ai në një prononcim për TV21 tha se emri i tij për kandidat për president është lakuar në parti pasi ka qenë propozim i ish-ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, përcjell TV21. Duke i komentuar zgjedhjet presidenciale, Dehari tha se personalisht nuk i pëlqejnë misionet e pamundura.
“E vetmi moment që më gëzon është mbështetje që më japin sidomos aktivistët dhe ushtarët dhe eprorët, tani ka edhe nga personalitete të ndryshme, edhe nga ministra e këto. I vetmi moment që më gëzon është vërshimi për të më mbështetur në një kandidaturë, duke e ditur gjithmonë edhe qëndrimin tim për një mision të pamundur dhe misionet e pamundura mua edhe nuk më pëlqejnë fort”, tha mes tjerash Dehari.