Dauti: Fitorja nuk është vetëm e imja, por e jona, e çdo të riu që ëndërron një të ardhme në vendin tonë

1 Min. Leximi

Kandidatit i VLEN-it, për komunën e Tearcës, Daut Memishi në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN-it deklaroi se sot po hapet një faqe e re për komunën e tonë.
“Ky vend ku po qëndrojmë sonte bashkë është një simbol i një rruge të re e ndërtuar mbi besim, mbi përkushtim dhe mbi guximin tonë të përbashkët”, u shpreh Dauti.
Dauti, tha se ata nuk vijnë me premtime boshe por me vendosshmërinë që puna e përditshme, ndershmëria dhe vizioni jonë i qartë, do të jenë armët e tyre më të forta.
“Ne nuk vijmë këtu me premtime boshe, por me vendosmërinë që puna e përditshme, ndershmëria dhe vizioni ynë i qartë do të jenë armët tona më të forta. Ne nuk jemi këtu për të ndarë, por për tu bashkuar. Ne nuk jemi këtu për të folur kundër dikujt por për të ardhmen tonë”, deklaroi Dauti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull