Daut Dauti shpërthen ndaj Selës e Taravarit: A e shitët Aleancën te BDI?

1 Min. Leximi

Në një reagim të ashpër në rrjete sociale, aktivisti Daut Dauti ka drejtuar pyetje të rënda liderëve të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, duke i akuzuar për shkatërrimin dhe copëtimin e partisë. Ai shprehet se shumë njerëz kanë sakrifikuar për këtë forcë politike, duke humbur vende pune e biznese, ndërsa sot ndihen të tradhtuar.

Dauti ngriti dyshime nëse prishja e Aleancës ka qenë e qëllimshme apo e motivuar nga interesa të jashtme, duke përmendur mundësinë e korrupsionit, presioneve politike, apo ndikimeve nga BDI. Ai pyet publikisht nëse bashkimi i mundshëm me BDI është rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë dhe i kujton ish-udhëheqësve të Aleancës se për një dekadë kanë predikuar se “e keqja e shqiptarëve është BDI-ja”.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull