Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka nisur realizimin e një projekti të rëndësishëm për qytetarët, fillojnë punimet për Parkun të Haraçinës.
Punimet kanë filluar me pastrimin dhe rregullimin e hapësirës publike që për një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore. Sipas kryetarit Beqiri, kjo hapësirë shumë shpejt do të shndërrohet në një park modern dhe funksional, ku qytetarët do të kenë një vend të përshtatshëm për rekreacion, shëtitje dhe aktivitete familjare.
Projekti për parkun është pjesë e zotimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, ku një nga prioritetet kryesore ka qenë rregullimi dhe mbrojtja e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.
Me këtë investim, komuna synon të krijojë më shumë hapësira të gjelbra dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët. Qytetarët e Haraçinës tashmë po shohin ndryshime konkrete në terren, ndërsa projekte të tjera pritet të realizohen në periudhën në vijim.
Sipas kryetarit Beqiri, ky është vetëm fillimi i një sërë projektesh që do ta bëjnë Haraçinën një vend më të rregulluar, më të gjelbër dhe më modern për të gjithë qytetarët.

