Kandidati për kryetar të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij duke prezantuar ekipin që e quan “Uragani i Haraçinës”. Në mesin e tyre janë dhjetëra të rinj me tituj master dhe doktoraturë në fusha të ndryshme, të cilët, sipas tij, do të dëshmojnë se Haraçina është vatër e vlerave kombëtare, intelektuale, kulturore dhe sportive.
Beqiri tha se kjo është “fotografia e vërtetë e Haraçinës”, që hedh poshtë përpjekjet për ta paraqitur ndryshe apo si qendër të errët. “Haraçina e vërtetë fillon fushatën që VLEN”, theksoi ai.