Danella Arsovska pozicionohet në krah të Blerim Bexhetit në BDI, e quan Bujar Osmanin “kriminel”

1 Min. Leximi
created by Polish

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në një intervistë për Radio Kanal 77, ka dhënë deklarata të forta ndaj ish ministrit të Punëve të Jashtme dhe njërit prej figurave kryesore të BDI-së, Bujar Osmanit, duke e quajtur atë “kriminel”.

Deklarata vjen në një moment kur brenda BDI-së janë të dukshme përçarjet mes grupimeve të ndryshme, përfshirë edhe raportet e tensionuara mes kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, dhe Bujar Osmanit.

- Advertisement -

Në pyetjen e gazetarit nëse po e favorizon kandidatin e mundshëm të BDI-së për Çairin në zgjedhjet e ardhshme lokale, Arsovska u përgjigj:

“Pse çfarë mendoni, Bujar Osmani mos është i pastër, edhe ai është kriminel,” tha ndër të tjera Danella Arsovska.

Kjo deklaratë ka ngritur pyetjen nëse Arsovska, përmes këtij sulmi publik ndaj Osmanit, po e konfirmon lidhjen e saj politike me krahun e Blerim Bexhetit brenda BDI-së — duke marrë parasysh faktin se Bexheti njihet për raportet jo të mira me Osmanin dhe grupimin e tij.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull