Cvetan Tripunovski: Nuk ka shkurtim të subvencioneve, por kushte më të rrepta për rritjen e prodhimit bujqësor

4 Min. Leximi

Nuk do të ketë shkurtim të subvencioneve, por do të vendosen kushtëzime shtesë në pjesën e prodhimtarisë. Qëllimi është që të rritet prodhimi i ushqimit dhe mbështetja foinanciare që ta marrin bujqit e vërtetë, porositi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Tripunovski paralajmëroi kontrolle të përfcuara në terren tende, por jo siç tha tendencioze, sepse janë vërejtur përdorues të subvemncioneve që fate nuk e punojnë tokën. Me këtë rats përkujtoi se vitin e kaluar është nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me të cilin inspektorët nga Inspektorati shtetëror për bujqësi,  i jepen në dispozicion Agjencisë paguese që të parandalojë derdhje të fondeve shtetërore tek personat, të cilët deri më tani kanë marrë mbështetje, ndërsa nuk e kanë punuar tokën.

Është mosmirënjohje, shtoi që të jepen 100 milionë euro në vit dhe të shënohet rënie e prodhimtarisë dhe fondit të blegtorisë.

“Programi i ri për pagesat direkte për vitin 2026 u miratua në një seancë qeveritare, ndërsa risi ose reformë e vogël është se një rritje minimale e sipërfaqes dhe numrit të krerëve po futet si kusht për përdorimin e subvencioneve. Në fushën e kulturave të arave, deri më tani duhej të kishe 0,2 hektarë tokë bujqësore për të marrë subvencione, ndërsa tani po e rrisim atë prag në 0/7. Në blegtori, deri më tani mund të merrje subvencione për një, dy ose tre lopë, por tani po vendosim një kufi më të ulët prej tre. Qëllimi është të stimulohet rritja reale në bujqësi. Nëse i shikojmë statistikat, brenda një dekade mund të kemi një rritje të numrit të krerëve, por ka një rënie të prodhimit të qumështit. Kushtet po ndryshojnë edhe në bujqësinë e dhive – deri më tani 10 krerë ishin të pranueshëm dhe që tani e tutje po shkojmë me një risi prej 30 krerësh. Në bletari, nëse deri më tani 10 familje bletësh ishin kusht për përdorimin e subvencioneve, tani do të jenë të paktën 30”, tha Tripunovski në brifing.

Sipas tij, fermerët do të duhet të vërtetojnë një pjesë të prodhimit duke e dorëzuar në mjediset e përpunimit ose qendrat e blerjes. E gjithë kjo, tha ai, po vihet në një kuadër ligjor me qëllim monitorimin e nivelit të prodhimit dhe kështu konfirmimin se sipërfaqet po kultivohen vërtet.

Ministri i hodhi poshtë si të pabaza publikimet e opozitës se do të ketë shkurtim të subvencioneve.

“Dua të hedh poshtë akuzat nga opozita dhe nga të gjithë ata që po përpiqen të komentojnë Programin 2026 – nuk ka shkurtime të subvencioneve, por ka kushte shtesë në fushën e prodhimit. Të gjitha reformat që po bëjmë janë për të dhënë një drejtim se ku do të lëvizë Maqedonia në periudhën e ardhshme. Mbështetja duhet të shkojë te fermerët e vërtetë, të cilët vërtet punojnë dhe prodhojnë. Ka kategori njerëzish që janë përpjekur të abuzojnë me sistemin dhe të përdorin subvencione bujqësore. Me kapacitetet e reja të Agjencisë së Pagesave dhe kontrollet në terren, të gjithë ata që duan të përfitojnë në kurriz të shtetit, të marrin subvencione dhe të mos marrin pjesë në bujqësi do të eliminohen. Fokusi do të jetë te fermerët e vërtetë, aktivë, të cilët vërtet punojnë dhe kontribuojnë në sektor. Ata duhet të mbështeten nga shteti”, tha Tripunovski pas informimit me gazetarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull