Ministrja suedeze për çështjet evropiane, Jessica Rosencrantz, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vend, sot edhe një herë e përsëriti mbështetjen e vendit të saj për zgjerimin e Bashkimit Evropian me anëtarë të rinj dhe u bëri thirrje autoriteteve maqedonase ta shfrytëzojnë momentin dhe ta çojnë vendin drejt BE-së, transmeton Portalb.mk.
Në një konferencë për shtyp me kolegun dhe nikoqirin e saj Orhan Murtezani ajo tha se Suedia e mbështet vendin në këtë rrugë, si me vullnet politik ashtu edhe me hapa konkretë. Rosencrantz theksoi në këtë drejtim se sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa sot e bëjnë bashkëpunimin midis evropianëve thelbësor për sigurimin e paqes, demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit.
“Jam krenare që përfaqësoj një qeveri që ka mbështetje të gjerë për zgjerimin e BE-së. Sipas sondazheve të fundit, Suedia është ndër vendet me mbështetjen më të fortë midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së. 79 përqind e publikut suedez mbështet zgjerimin dhe kjo më bën krenare, por edhe të bindur se po ecim në drejtimin e duhur”, tha Rosencrantz.
Ministrja tha se zgjerimi i BE-së është thelbësor në ndërtimin e një kontinenti më të sigurt dhe një ekonomie më të fortë dhe se është në interes të të gjithë Unionit që Maqedonia e Veriut të ketë sukses në agjendën e reformave dhe të bëhet pjesë e Unionit.
“Momenti për zgjerimin e BE-së është me të vërtet tani. Për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës tani është më se e qartë se Evropa duhet të zgjerohet dhe ta forcojë bashkëpunimin dhe kjo është arsyeja se pse Suedia në përgjithësi e mbështet zgjerimin. Inkurajimi im për ju është që ta shfrytëzoni plotësisht këtë moment derisa sa zgjat dhe derisa ka energji të re midis shteteve anëtare”, tha ministrja suedeze për çështjet evropiane.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me kapërcimin e problemit me Bullgarinë, ajo tregoi se dialogu i mirë me fqinjët është i mirëpritur për vetë procesin e pranimit. Në këtë kontekst, ajo iu referua edhe ndryshimeve kushtetuese, të cilat, siç tha ajo, pasi të miratohen, të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë atë marrëveshje dhe menjëherë të fillojnë negociatat sipas kapitujve dhe grupeve.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me tejkalimin e problemit me Bullgarinë, ajo theksoi se dialogu i mirë me fqinjët është i mirëseardhur për vetë procesin e anëtarësimit. Në këtë kontekst ajo iu referua edhe ndryshimeve kushtetuese, të cilat, siç tha ajo, kur të miratohen, të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë atë marrëveshje dhe menjëherë t’i fillojnë negociatat sipas kapitujve dhe klasterëve.
“Ne e mbështesim çdo dialog të mirë që mund të arrihet në këtë kontekst, ndërsa në lidhje me vetë procesin Suedia e di se kur te miratohen ndryshimet kushtetuese BE-ja dhe të gjitha shtetet anëtare duhet ta respektojnë atë marrëveshje dhe menjëherë të fillojnë në mënyrë formale negociatat”, tha ajo.
Rosencrantz përsëriti mbështetjen e Suedisë për vendin edhe në zbatimin e reformave, sidomos ato që lidhen me sundimin e së drejtës, pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se beson se raporti i fundit i Komisionit Evropian ofron udhëzime të qarta në atë rrugë.
Sipas saj zbatimi i reformave dhe përmbushja e standardeve janë të rëndësishme jo vetëm për hir të vetë anëtarësimit, por edhe për vetë qytetarët dhe nëse Maqedonia e Veriut i përmbush të gjitha këto reforma do të jetë në një pozicion më të mirë dhe do të ketë një proces më të shpejtë anëtarësimi kur të fillojnë negociatat.
“Është e vërtetë që Raporti i Progresit të vendit thotë se ka një ngecje në reforma dhe se ky hap duhet të ecë më përpara, sidomos në reformat në gjyqësor. Dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për hir të anëtarësimit, por edhe për publikun. Këto janë tema të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjitha vendet, përfshirë edhe shtetet anëtare”, tha Rosencrantz.
Përndryshe, ministrja suedeze për çështjet evropiane foli edhe për këto tema në një intervistë për “360 Gradë”, i cili u transmetua dje në mbrëmje. Në të ajo i adresoi pothuajse të njëjtat mesazhe, ndërsa në pjesën mbi Raportin e KE-së tha se ajo që shohim kur e lexojmë vlerësimin e Komisionit është se “Maqedonia e Veriut është mjaft mirë e përgatitur për hapat e ardhshëm, por ka ngecje në ritmin e punës reformuese” dhe se ky ritëm duhet të përshpejtohet sepse ka shumë reforma që duhet të zbatohen.
Në konferencën për shtyp me Murtezanin ajo kujtoi se Suedia këtë vit shënon 30 vjet që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim theksoi disa nga përfitimet që vendi ka nga anëtarësimi në Union.
“Ne jemi bërë më të pasur, më të fortë për t’u përballur me sfidat, dhe nga një perspektivë ekonomike, hyrja në Tregun e Përbashkët ishte me rëndësi thelbësore për kompanitë suedeze. Dhe jam e bindur se edhe Maqedonia e Veriut do të ketë të njëjtat përfitime kur të bëhet anëtare. E di që rruga është e vështirë dhe ndonjëherë e gjatë, por garantoj se ia vlen të bëhesh anëtare”, tha ajo.
Murtezani, nga ana e tij, theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit evropian përmes përmbushjes së kritereve të Kopenhagës, zbatimit të Agjendës së Reformave dhe realizimit të Planit të Rritjes.
Ai e theksoi rëndësinë e ruajtjes së besueshmërisë së politikës së zgjerimit të bazuar në merita, si dhe mbështetjen parimore që Suedia e ofron në këtë proces.
Ministri theksoi se bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve, sidomos përmes SIDA-s, rezulton në projekte të rëndësishme në demokraci, sundimin e së drejtës, barazinë gjinore dhe mjedisin jetësor dhe se ky partneritet përfaqëson një shembull të mbështetjes afatgjatë dhe të konsiderueshme evropiane.
“Suedia dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtat parime – stabilitet demokratik, respektim të së drejtës dhe menaxhim të përgjegjshëm të të mirave publike. Prandaj, jam i bindur se kjo vizitë do ta thellojë bashkëpunimin tonë dhe do të hapë mundësi të reja për iniciativa të përbashkëta. Në një kohë kur Unioni duhet të tregojë guxim dhe vizion, ne e riafirmojmë vendosmërinë tonë për të qenë pjesë e këtij vizioni. Një Evropë që zgjerohet është një Evropë që beson në vetvete, ndërsa Maqedonia e Veriut është e gatshme ta ndajë atë frymë besimi dhe përgjegjësie”, tha Murtezani në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij suedeze Rosencrantz.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

