Ari ra me rreth 3.2% të hënën në 3,981 dollarë, pas sinjaleve të lehtësimit të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja tregtare me disa vende aziatike.
Mes sinjaleve nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për lehtësim të mundshëm të tensioneve tregtare me Kinën, çmimet e arit kanë shënuar rënie në dy ditët e fundit.
Ritmi historik i metalit të çmuar prej 4,381.6 dollarësh të hënën e kaluar u nxit nga tensionet tregtare midis dy ekonomive kryesore, pritjet për ulje të normave nga Rezerva Federale dhe lëvizja e bankave qendrore për të blerë ar për rezervat e tyre, transmeton AA.
Por pas vërejtjeve të Trump për arritjen e një “marrëveshjeje të drejtë” me Pekinin, pas kërcënimeve për të vendosur tarifa 100% për shkak të lëvizjes së Kinës për të shtrënguar kontrollet e eksportit të metaleve të rralla, ari ra ndjeshëm. Dhe turneu i Trump në Azi në tre vende gjithashtu kontribuoi në rënien e çmimeve të arit. SHBA-të nënshkruan marrëveshje të reja tregtare me Kamboxhian dhe Tajlandën.
Lexo po ashtuKy është moment i errët për Amerikën, thotë Trump ndërsa vazhdon kërkimi për vrasësinGjithashtu, një takim midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping është planifikuar në Korenë e Jugut të enjten. Pritet që të dy udhëheqësit të ulin tensionet, të cilat kanë qenë të larta gjatë dy javëve të fundit.
Çmimi i argjendit për ons ra gjithashtu me 4.3% në 46.5 dollarë të hënën.

