Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen” – nis protesta për ish-krerët e UÇK-së në Shkup (VIDEO)

1 Min. Leximi

Nën pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh, në Shkup ka nisur protesta paqësore e thirrur nga Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Nga organizatorët është theksuar se protesta do të jetë paqësore, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, është bërë thirrje që ish-luftëtarët të mos marrin pjesë, për shkak të rrezikut të mundshëm të arrestimeve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për personat që rezultojnë me fletarrestime nga Serbia.

Kjo është protesta e pestë me radhë e organizuar nga Organizata e Veteranëve.

Protestat paraprake janë mbajtur në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg, ndërsa sot ajo po zhvillohet në Shkup.

Ndiqeni drejtpëdrejt në Klan Kosova:

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull