Çitaku – LVV-së: Po bëni thirrje për anarki, të mjerë dhe të rrezikshëm

1 Min. Leximi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i tha ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu se “siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp”, pasi ajo foli për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese që sipas saj është bërë rrezik për vendin.

“Sa për qartësi, kryesuesi i seancës e ka shkelur Kushtetutën dhe këtë e kanë konstatuar me unanimitet të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe dy prej të cilëve i keni votuar edhe ju”, shkroi deputetja.

- Advertisement -

“Çdo përpjekje për të delegjitimuar institucionin, në këtë rast GJK-në, është as më shumë e as më pak se thirrje për anarki”, tha Çitaku.

Ajo i quajti “të mjerë dhe të rrezikshëm” zyrtarët e LVV-së.

“Ku ishit ju, të nderuar, para katër, tre, dy, një viti? Kishit pushtet absolut. Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete. Të mjerë dhe të rrezikshëm njëkohësisht”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull