“Safe City” sjell kontroll të automatizuar në trafik, ku kamerat do të regjistrojnë dhe sanksionojnë menjëherë katër shkelje kryesore, me dënime fikse të parashikuara me ligj.
Për tejkalim të shpejtësisë, gjobat varen nga sa kilometra në orë është kaluar kufiri i lejuar:
TEJKALIM I SHPEJTËSISË
• deri në 20 km/h mbi të lejuarën: 20 euro
• nga 20 deri në 30 km/h: 45 euro
• nga 30 deri në 50 km/h: 300 euro dhe ndalim i drejtimit të automjetit nga 3 deri në 12 muaj
• mbi 50 km/h : 400 euro dhe ndalim i drejtimit të automjetit për së paku 12 muaj
Për kalim në dritë të kuqe, sistemi automatikisht shqipton:
KALIMI NË SEMAFOR TË KUQ
• 250 euro gjobë
• ndalim të drejtimit të automjetit nga 3 deri në 12 muaj
Nëse kundërvajtja shkakton rrezik apo aksident trafiku, atëherë do të ketë edhe përgjegjësi penale.
Kundërvajtja e tretë është për drejtim të automjetit me leje të qarkullimit të skaduar, për të cilën gjobat janë si në vijim:
AUTOMJETI I PAREGJISTRUAR
• 100 euro gjobë për shoferin
• 250 euro gjobë për pronarin e automjetit, nëse është person tjetër
Ndërsa për kundërvajtjen e katërt, respektivisht parkim ose ndalim në vende të ndaluara, gjobat janë:
PARKIM/NDALIM NË VEND TË NDALUAR
• 30 euro për kundërvajtje standarde
• 45 euro nëse automjeti pengon qarkullimin
• 50 euro nëse është parkuar në vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara
Sipas ligjit, gjobat e paguara brenda tetë ditëve do të ulen për 50 për qind, ndërsa përsëritja e shkeljeve mund të çojë deri në heqje të patentë shoferit. Sipas ligjit, tre ndalime për drejtim brenda katër viteve rezultojnë me humbje automatike të patent shoferit. /Alsat.mk

