Carlos Alcaraz vazhdon të dëshmojë se është lojtari më i mirë i botës në tenis.
Numri 1 i botës, fitoi me dy sete në finale ndaj Amerikanit, Taylor Fritz, për të fituar titullin e 8-të të sezonit dhe të 24-tin në karrierë, transmeton klankosova.tv.
Spanjolli fitoi 6-4 dhe 6-4 në sete, në 1 orë e 32 minuta.
Ky triumf vie, pas një sezoni historik që po kalon Alcaraz, me dy grand slame të fituara (French Open dhe Us Open) e tituj të tjerë në masters e kategori më të ulëta.
Me këtë triumf, Alcaraz shton 500 pikë të tjera në luftën për vendin e parë të ranglistës, ku kanë mbetur edhe tre turne të tjerë madhor, si Shangai Masters, Paris Masters dhe ATP finals, në të cilat, Alcaraz dhe Sinner do të luftojnë për të parin e sezonit.