Në datë 30 të këtij muaji do të nisë gjykimi ndaj Stojançe Jovanovskit, i akuzuar për dhunë brutale familjare që çoi në vetëvrasjen e bashkëshortes së tij, Ivana, dhe fëmijës së tyre të mitur, përcjell TV21. Akuzat përfshijnë nxitje dhe ndihmë për vetëvrasje, rrezikim të sigurisë dhe lëndim trupor.
Në aktakuzë theksohet se Jovanovski për vite me radhë kishte vepruar në mënyrë brutale dhe çnjerëzore ndaj bashkëshortes së tij, duke e maltretuar psikologjikisht dhe fizikisht para vajzës së tyre.
Kulminacioni ndodhi në ditën e tragjedisë, kur pas një sulmi brutale në vend publik dhe kërcënimesh serioze se do t’i merrte fëmijën, viktima u soll në gjendje të rëndë psikologjike. Dënimi për akuza të tilla varion nga 7-8 deri në 15 vite. Gjykimin do ta drejtojë gjyqtari Ivica Stefanovski.

