Çairi drejt transformimit urban: Arkitekti me renome botërore dhe Mexhiti nisin Master Planin (VIDEO)

2 Min. Leximi

Arkitekti i urbanistikës nga Turqia me renome ndërkombëtare, Bajram Vardar, ka filluar analizat në terren për hartimin e Master Planit të Komunës së Çairit.

Në një bashkëbisedim me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Vardar theksoi se problemet urbanistike me të cilat përballet kjo komunë janë të ngjashme me ato që kanë kaluar qytete si Stambolli dhe Brusa.

- Advertisement -

“Çairi ka një dendësi të madhe të popullsisë. Në Turqi, deri në vitet ’80, rreth 80 për qind e popullsisë jetonte në fshatra, ndërsa sot 90 për qind jeton në qytete. E njëjta gjë ndodhi edhe në Barcelonë, por atje u ndërmor një proces i madh renovimi. Edhe Çairi dhe zonat përreth kanë nevojë për një transformim të ngjashëm urbanistik”, tha Vardar, i cili ka qenë pjesë e ekipit të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për zhvillimin e qytetit të Stambollit.

- Advertisement -

Ai shtoi se pas përfundimit të Master Planit do të krijohen mekanizma konkretë për zbatimin e tij, gjithmonë në bashkëpunim me banorët e komunës. Mexhiti tha se, Vardar Bajram e do Shkupin, sepse është me origjinë nga Shkupi, por edhe do ta ketë mbështetjen e plotë të qeverisë për realizimin e këtij mega projekti.

Shiko videon:

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull